Tahiri kujton në 23 vjetorin e rënies heronjtë e kombit, Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti

Lajme

Tahiri kujton në 23 vjetorin e rënies heronjtë e kombit, Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti

Më: 11 prill 2022 Në ora: 11:22
Tahiri kujton në 23 vjetorin e rënies heronjtë e kombit, Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka përkujtuar në 23 vjetorin e rënies heronjtë e kombit, ushtarët e devotshëm të UÇK-së, Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti.

Tutje, ai tha se lapidari i vendosur, i bënë pararojë vendit ku prehet heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti.

Postimi i plotë:

Sot, shënojmë 23 vjetorin e rënies, tek Kodra e Dëshmorëve në Orllan, heronjtë e kombit, ushtarët e devotshëm të UÇK-së, Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti.

Dëshmorët Samiu dhe Hajdini me bashkëluftarët treguan se Llapi dhe Gollaku përgjithmonë do të mbeten istikamet e para në mbrojtje të atdheut tonë. Lapidari i vendosur, i bënë pararojë vendit ku prehet heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti.

Lavdi veprës së të rënëve, i pa harruar kujtimi për sakrificën e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat