Ky është mitrovicasi që vdiq dje në Velipojë

Lajme

Ky është mitrovicasi që vdiq dje në Velipojë

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 09:00
Fuat Selmani

Një qytetar nga Mitrovica ka ndërruar jetë dje gjersa ndodhej në pushime në bregdetin shqiptar.

Të afërmit familjarë konfirmuan se i ndjeri kishte shkuar në qytetin bregdetar të Velipojës ku edhe ndërroi jetë.

I ndjeri ishte Fuat Selmani me banim në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Ai vdiq në moshën 65 vjeçare ndërsa të afërmit konfirmuan për portalin se varrimi i të ndjerit do bëhet sot në varrezat e qytetit në Shipol në ora 13:00 me namazin e xhumasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat