Berisha: Ballkani është i kërcënuar nga albanofobia

Lajme

Berisha: Ballkani është i kërcënuar nga albanofobia

Më: 4 shtator 2012 Në ora: 18:38

Është i pajustifikueshëm qëllimi që në Kosovë të krijohet një superminoritet nga pakica serbe, tha kryeministri Sali Berisha në Slloveni, ku mori pjesë në edicionin e 7-të të Forumit Strategjik të Bled-it, në Slloveni, një takim i përvitshëm, i cili organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme sllovene dhe Qendra për Perspektivë Evropiane.
Kryeministri Berisha po ashtu shprehu pakënaqësinë nga synimet e sllavëve të Maqedonisë që të shtypin më tej shqiptarët.
Vërejtje bëra nga Kryeministri Berisha dhe qortimet e Kryeministrit Thaçi ndaj BE-së, janë bërë në momentin duhur në një forum të rëndësishëm, i cili ishte i fokusuar në rolin e Evropës në një komunitet ndërkombëtar që ndryshon, sfidat rajonale në Evropën Jugore dhe Azinë Qendrore, si dhe marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Kinës. Temat e diskutimit iu referuan rrugëve dhe mundësive të reja drejt nxitjes së rritjes ekonomike dhe rolit të një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat