Vuçiq: Më 1 shtator nis aksioni për targat, Kurti i bindur për sukses

Lajme

Vuçiq: Më 1 shtator nis aksioni për targat, Kurti i bindur për sukses

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 11:48
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në këtë moment nuk sheh zgjidhje dhe se më 1 shtator do të nisë aksioni për ndryshimin e targave. Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “është i bindur” se do të jetë i suksesshëm.

Kosova dhe Serbia janë marrë vesh për të zbatuar zotimet për kartat identifikuese të njëra -tjetrës, por nuk ka ndonjë marrëveshje për targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia, të cilat qeveria e Kosovës ka vendosur t’i ndalojë prej 1 shtatorit.

Vuciq ka thënë se “nuk ka zgjidhje” rreth kësaj dhe se ndryshimi i targave do të bëhet. Ai thotë se s’pati dakordim mes palëve, sepse Kosova nuk shprehu dëshirë për kompromis në çështjen e targave.

“Kurti është i bindur se do të jetë i suksesshëm. Është një proces që do të vazhdojë. Sigurisht që jemi përballur me atë problem, por duhet të shohim. Pres vizita dhe bisedime të rëndësishme pas samitit të Ballkanit të Hapur, Erdogan do të vijë. Për momentin, jo nuk shoh ndonjë mundësi për përparim sepse nuk shoh dëshirë nga ana e Prishtinës për të arritur një kompromis”, tha ai.

Kosova pritet të ndalojë targat, të cilat, Serbia i lëshon për rajone të ndryshme të Kosovës (p.sh UR, KM, etj..).

Ndërkaq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe inkuadrim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova dhe Serbia janë zotuar për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë, të nënshkruar në Bruksel, në vitin 2011.

Kosova dhe Serbia do lejojnë shtetasit e njëra – tjetrës të hyjnë në territoret e tyre, pa i pajisur me një letër hyrje/dalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat