Mozaik me drithëra në nder të Mbretëreshës, gjakovari bëhet top lajm në mediat e huaja

Lajme

Mozaik me drithëra në nder të Mbretëreshës, gjakovari bëhet top lajm në mediat e huaja

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 09:29
Mozaik me 120 kg drithëra në nder të Mbretëreshës

Artisti shqiptar Alkent Pozhegu ka realizuar një tjetër mozaik, kësaj rradhe të mbretëreshës Elisabeth. Mozaiku është bërë me fasule, grurë, fara luledielli, oriz, misër e drithëra të tjera me ngjyra.

Artisti me origjinë nga Kosova ka treguar se për veprën muzeale iu deshën 100-120 kg drithë, ndërsa punoi për rreth 6 orë.

“Kam përdorur fasule, grurë, fara luledielli, oriz e drithëra me ngjyra ndërsa mu deshën rreth 100-120 kg drithë” – tha ai.

Image
Gjakovari bëhet top lajm në mediat ndërkombëtare

Ai u shpreh se vepra u bë në një ambjent të hapur, pranë Gjakovës, në një vend që kishte dhe frekuentim të njerëzve për ta parë atë nga afër.

Edhe mediat e huaja i bënë jehonë madje veprës së artistit shqiptar duke zënë vend në disa prej titujve të gazetave prestigjoze britanike.

Pozheku deklaroi se indicien për mozaikun e Mbretëreshës Elisabeth e mori nga një media e huaj, e cila e kontaktoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat