Zhizhek hap sërish çështjen e rishikimit të kufijve në Ballkan, përmend shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi

Lajme

Zhizhek hap sërish çështjen e rishikimit të kufijve në Ballkan, përmend shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 20:46
Sllavoj Zhizhek

Filozofi slloven Sllavoj Zhizhek, ka hapur sërish çështjen e rishikimit të kufijve në Ballkan.

Ai duke folur për paqen në Ballkan, “Shqipërinë e Madhe” dhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet t’i shkëmbejnë territoret dhe pastaj Kosova t’i bashkohet Shqipërisë.

“Kosova të marrë një pjesë proporcionale të Sanxhakut dhe t’i jap Serbisë ato pjesë që janë të banuara me serbë. Dhe pas kësaj i lejohet Kosovës të bashkohet me Shqipërinë”, ka theksuar Zhizhek gjatë një interviste për një media sllovene.

Ai mendon se vetëm me këtë proces mund të arrihej stabiliteti në Ballkan, por argumenton se këto çështje janë mund të jenë shumë traumatike.

“Nuk do të përfshihesha në to”, shtoi Zhizhek.

Sa i përket funksionalizimit të Bosnje dhe Hercegovinës, filozofi slloven shkurt komentoi duke thënë “Bosnja ‘de facto’ nuk është shtet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat