Kosova sė shpejti bėhet me rezerva shtetėrore

Edhe pse me shumė vonesė, Kosova gjatė kėtij muaji ka gjasa qė pėrfundimisht ti ketė rezervat e para shtetėrore. Pėr kėtė proces ekziston ligji i miratuar qė nė vitin 2010, por asnjėherė nuk ka arritur tė jetė i zbatueshėm.
Ministrja e Tregtisė dhe e Industrisė, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka ndarė mė shumė se 400 mijė euro pėr rezervat e para shtetėrore, thotė se ato do tė mbahen tek operatorėt privatė, por do tė monitorohen nga Departamenti i rezervave shtetėrore.
Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gėrxhaliu mirėpret njė hap tė tillė, pavarėsisht se, sipas tij, njė gjė e tillė ka mundur shumė mė herėt tė bėhet.
Njė nga fushat ku munden Rezervat Shtetėrore tė kenė ndikim ėshtė edhe ajo e pėrdorimit tė tyre nė rast tė ērregullimeve nė treg.
Me kėtė ligj specifikohen edhe cilat mallra do tė duhet tė futen nė kategorinė e Rezervave Shtetėrore.
Ligji e pėrcakton edhe dėnimet pėr operatorėt ekonomikė, tė cilėt bėjnė veprime tė kundėrligjshme, e qė sillen nga 1 mijė euro deri nė 30 mijė euro.











































Komentet