Në Serbi kërkojnë reciprocitet: Të mos i lëmë shqiptarët e Kosovës të hynë e dalin në festa të fundvitit

Lajme

Në Serbi kërkojnë reciprocitet: Të mos i lëmë shqiptarët e Kosovës të hynë e dalin në festa të fundvitit

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 15:02
Anëtari i të ashtuquajturit komision parlamentar “për Kosovën” në Parlamentin e Serbisë, Sllavisha Ristiç

Anëtari i të ashtuquajturit komision parlamentar “për Kosovën” në Parlamentin e Serbisë, Sllavisha Ristiç, ka propozuar që Serbia t’ua ndalojë shqiptarëve hyrjen dhe daljen nga Kosova brenda dhe jashtë Serbisë, duke bërë thirrje “për reciprocitet ndaj shqiptarëve të Kosovës”.

“Pasi jemi afër vitit të ri, kur një numër i madh shqiptarësh vinë në Kosovë, pse Serbia nuk i ndalon”, ka kërkuar ai në një konferencë për media, raportoi N1.

“Tani nëse [Albin] Kurti vazhdimisht ka bërë thirrje për reciprocitet para vendimeve të paarsyeshme, pse atëherë nuk duhet që shteti serb, sipas sistemit të njëjtë, të vendos reciprocitet për lëvizjen e shqitparëve në Serbi dhe hyrjen e tyre prej Serbisë në Kosovë”.

“Tani, pasi jemi afër vitit të ri, kur një numër i madh shqiptarësh vinë në Kosovë, pse Serbia nuk i ndalon. Nuk po avokojë për kufizim të lirisë së lëvizjes, por qasja fashiste e Kurtit duhet të merr përgjigjen e duhur”, ka thënë Rastiç në Parlamentin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat