Fluksi në pikën kufitare në Morinë, 10 mijë persona hynë nga Kosova në Shqipëri gjatë 24 orëve

Lajme

Fluksi në pikën kufitare në Morinë, 10 mijë persona hynë nga Kosova në Shqipëri gjatë 24 orëve

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 17:20
Ferland Mendy.

Jo vetëm shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar ndërrimin e viteve, por dhe shtetas të huaj. Mëngjesin e së shtunës nga Morina kanë hyrë në vendin tonë dhe familje nga Bullgaria.

“Po shkoj për vitin e ri në Durrës. Është hera e parë që vij nga Bullgaria për të festua në Shqipëri.”

“Me familjen po vij nga Bullgaria për të festuar vitin e ri në Shqipëri, në Tiranë. Gëzuar!”

Përmes pikës  kufitare të Morinës në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 10 mijë persona. Drejt Kosovës kanë udhëtuar 9.300.

Ky shtetas turk me origjinë shqiptare tregon se me familjen e tij darkën e Vitit të ri do ta kalojë në Ulqin dhe kur të kthehet do vizitojë të afërmit në Tiranë.

Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës lehtëson kalimin e qytetarëve në ditë festash. Ata hyjnë dhe dalin në pikën doganorë të Morinës pa kontrolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat