A do të njohë Beogradi pavarësinë e Kosovës? Asani: Vetëm nëse ndodh revolucion në Serbi, do të nisë me proces

Lajme

A do të njohë Beogradi pavarësinë e Kosovës? Asani: Vetëm nëse ndodh revolucion në Serbi, do të nisë me proces

Më: 28 janar 2023 Në ora: 17:16
Skënder Asani

Në emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku në ABC News ka i ftuar në një lidhje live në Skype, Skënder Asani, drejtor i ITSHKSH në Maqedoninë e Veriut.

I pyetur në lidhje me mundësinë e njohës se pavarësisë së Kosovës nga Beogradi ai tha se duke e njohur politikën serbe kjo gjë nuk mund të ndodh, vetëm nëse ka ndonjë revolucion brenda politikës serbe.

Ai shtoi se duke para retorikën e liderit të serb, ai mund të njohë një proces, por jo pavarësisë.

“Unë mendoj se Serbia, me aq sa e njoh unë, nuk kam bindje nëse nuk ndodh një revolucion brenda Serbisë, që ajo ta njohë Kosovën.

E shohim liderin serb, ai nuk është i gatshëm të nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai mund të njohë një proces”,  u shpreh Asani.

Mësohet se në Beograd është mbajtur një takim ku është diskutuar kapitulli 35, që ka të bëjë me marrëdhëniet me shtetet fqinje, si rrugë për të hyrë në BE. Për këtë Asani tha se do të veprohet si me Maqedoninë.

Kujtojmë që procesi i për hapjen e negociatave me BE ngeci për shkak të një mosmarrëveshje me Bullgarinë, por më pas u vendos që dy vendet të kenë një proces negociatash, ndërkohë që proceset e tjera vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat