Gjuriq për Asociacionin: Mbështjetja e SHBA-së larg më e madhe se e evropianëve

Lajme

Gjuriq për Asociacionin: Mbështjetja e SHBA-së larg më e madhe se e evropianëve

Më: 30 janar 2023 Në ora: 11:22
Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, thotë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është kusht për vazhdimin e dialogut dhe gjetjes së një zgjidhjeje përfundimtare.

Gjuriq ka thënë se “Asociacioni nuk do të negociohet, pasi është dakorduar dhe nënshkruar në Bruksel”.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “dëshiron ta shmangë me çdo kusht diskutimin për Asociacion”.

Por, ambasadori serb thotë se mbështetja e amerikanëve është “larg më e madhe sesa e vendeve evropiane në mbrojtjen e kësaj ideje”.

“Përfundimi është se Amerika tani po e vendos Asociacionin në tavolinë dhe po thotë: Kjo duhet të zbatohet. Është shumë e rëndësishme që ne të jemi të pranishëm në terren dhe që si serbë të fokusohemi në interesin tonë kombëtar dhe të ndërtojmë marrëdhënie të mira politike me SHBA-në. Nuk duhet të kemi iluzione se qëndrimi i SHBA-së ndaj statusit të Kosovës do të ndryshojë, por kemi vërejtur se ky status përmendet gjithnjë e më pak”, ka thënë Gjuriq për TV Pink.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat