Ish-kryediplomati serb bën propagandë kundër Kosovës në Azerbejxhan

Lajme

Ish-kryediplomati serb bën propagandë kundër Kosovës në Azerbejxhan

Më: 15 mars 2023 Në ora: 19:17
Vuk Jeremiq

Ish-kryediplomati i Serbisë Vuk Jeremiq tha sot në Baku të Azerbejxhanit  se Serbia duhet t’i rezistojë “fuqishëm dhe me guxim presioneve joparimore” qe Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës.

“Serbia duhet të nxjerrë një mësim nga përvoja e Azerbajxhanit, vendi ku sovraniteti i tyre u vu në dyshim në Nagorno-Karabakh dhe u përball me propozime të pa favavorshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje, po Baku nuk pranoi asnjë nga ato propozime,” tha Jeremiq në ligjeratën Gjeopolitika e Ballkannit dhe lidhja e saj me Ballkanin në Universitetin ADA.

I pyetur për propozimin franko-gjerman për Kosovën, Jeremiq tha se Serbia ështe nën një presion të madh për ta pranuar pavarsinë e “Kosovës”.

“Unë e kundërshtoj fuqishëm nënshkrimin e kësaj marrëveshje, sepse do të shkaktonte pasoja të mëdha negative të vazhdueshme. Marrëveshja parasheh barazinë e Serbisë dhe “Kosovës” dhe se Serbia nuk do të bllokojë anëtarësimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare”, tha Jeremiq.

Sipas tij, nëse Kosova bëhet anëtare e OKB-së, “hapi tjetër do të ishte krijimi i një shteti të vetëm shqiptar qe do ti përfshinte dy territoret, atë të Shqipërisë dhe Kosovës”  e që do të “hapte Kutinë e Pandorës” e cila do të shkaktonte destabilitet të mëtejshëm në Rajon.

Jermiq tha se Rusia dhe Kina, që kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, njoftuan se do të mbështesin qëndrimin e Serbisë që të mos e njeh “Kosovën”, por se nëse Serbia e ndryshon qëndrimin e saj për integritetin e saj territorial, nuk mund të presë Moskën, apo Pekinin që të jenë “serbë më të mëdhenj se serbët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat