Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite në rend dite interpelanca e Kurtit

Lajme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite në rend dite interpelanca e Kurtit

Më: 7 prill 2023 Në ora: 06:31
Kryesia, foto arkiv

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend dite janë disa pika.

Në rend dite është Seanca plenare e shtyrë më 12 dhjetor 2022 dhe 8 mars 2023, ku ka pikën ‘Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Po ashtu në rend dite është edhe propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re, ku përfshihen:

Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”, shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021” dhe shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM ‘Pastrimi’ për vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat