Jeremiç kërkon referendum për mospranimin e planit evropian për pavarësinë e Kosovës

Lajme

Jeremiç kërkon referendum për mospranimin e planit evropian për pavarësinë e Kosovës

Nga: F.B Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:47
Vuk Jeremiç

Kreu i Partisë Popullore Vuk Jeremiç, ka deklaruar se Vuçiq ka tentuar të vendoset mbi popullin dhe në emrin e popullit të vendos për çështjet më të rëndësishme kombëtare sikur është tërësia territoriale.

Ai kërkoi referendum për të shmangur si tha shitjen e Kosovës, ndërsa kritikoi preisonin ndaj gazetarëve, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

“Referendum për mospranimin e planit evropian (franko-gjerman) për pavarësinë e Kosovës është rruga e vetme për shmangien e asaj që gojarisht u pajtua Vuçiq në Ohër, e ai plan pakthyeshëm ndan Kosovën nga Serbia”, ka thënë ai në Krushevc në bisedë me qytetarët, ku kërkoi nënshkrimin e peticionit për referendum.

Jeremiç theksoi se po shihen shenjat e para negative të realizimit të marrëveshjes. ”Petkoviç para dy dite u pajtua me tekstin për të pagjeturit “me dhunë” dhe “forcë” gjatë vitit 1999, kjo është pasoja e parë e përmbushjes së planit. Sipas tekstit, kjo mundëson kërkesa për padi dhe pagim dëmshpërblimi në vlera astronomike prej qindra milionëve a miliarda”, tha ai.

Jeremiç ftoi pushtetin në Serbi të publikojë tekstin me të cilin u pajtua Petkoviç në Bruksel.

Rreth sulmeve ndaj medieve edhe gazetarëve, ai kritikoi pushtetin për këtë "Sot qytetarët edhe gazetarët janë në presion nga regjimi, dje ishte redaktori i portalit “Serbin indo” Dejan Oetar Tlatanovip, nesër do jeni ju”, tha ai.

Jeremiç paralajmëroi se “kjo sjellje në të ardhmen do jetë akoma ma e ashpër dhe represive”, posaçërisht kur nis përmbushja e planit franko-gjerman, ku Vuçiq është garant me gojë i saj.

"Atij nga Evropa iu ka dhënë drita jeshile për të bërë çfarë të dojë për të përgatitur formën më të rrezikshme”, tha Jeremiç.

Shefi i grupit parlamentar të këtij subjekti Miroslav Aleksiç theksoi se “për të satën herë radhazi në mediet me frekuencë kombëtare po pikasen gazetarët dhe opozitarët në mënyrën më shqetësuese”.

“Kjo është shqetësuese sepse në të kaluarën filma të ngjashëm janë bërë me Oliver Ivanoviçin, sulme të tilla janë të papranueshme dhe me rrezik, sepse gazetarët që profesionalisht kryejnë punën e vetë, kanë drojën se mund të sulmohen në prita. Kjo nuk guxon të ndodhë në shoqërinë normale, por në Serbi nën këtë regjim asgjë nuk është normale”, tha Aleksiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat