FSK arrin suksese në garën “Best Warrior Competition” në Iowa

Lajme

FSK arrin suksese në garën “Best Warrior Competition” në Iowa

Më: 17 prill 2023 Në ora: 00:12
Foto nga vendngjarja

Forca e Sigurisë së Kosovës, ishte pjesë e garës me ftesën e Gardës Kombëtare të Iowa-s në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit që ka FSK-ja me Gardën e Iowa-s.

Pas katër ditë sfiduese sot ka përfunduar gara Best Warrior Competition, në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pjesë e kësaj gare ishin dhe dy nënoficerët e FSK-së, Rreshter Astrit Gashi dhe Ushtar Specialist Sokol Hoxha, të cilët treguan rezultate të larta në 16 disiplinat që ishin përzgjedhur të sfidoheshin pjesëmarrësit.

“Gara ishte mjaft sfiduese dhe përmbante 16 disiplina ushtarake të aspektit teorik dhe praktik që pjesëmarrësit u sfiduan  si në: testim fizik, taktika luftarake lëvizja në formacione, vendosja e minave në zonë luftimi, operimi me mitroler M240 ,M249B, M2.0 CAL, SIGSAUER M17 ,lëshimi nga kulla e repelimit, ndihma e parë në fushëbetejë. gjuajtje stresuese me M17 dhe M4, marshim me pesha në distanca të gjata etj”, thuhet në njoftim.

Të gjitha këto sfida me sukses i kaluan nënoficerët e FSK-së, duke u radhitur ndër më të mirët e kësaj gare, Ushtari Specialist  Sokol Hoxha është radhitur në vendin e tretë ndërsa Tetari Astrit Gashi në vendin e pestë.

“Suksesi i treguar i pjesëtarëve të FSK-së, disiplina, profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar në të gjitha organizimet, garat e shkollimit  si brenda dhe jashtë vendit, është një motiv i lartë dhe një tregues se FSK-ja,  po ec me hapa të sigurte së bashku me partnerët  drejt realizimit të qëllimit  në integrimet  Euro Atlantike”, thuhet më tej në njoftimin e FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat