Jeremiq sërish flet për referendumin: Ta largojmë planin evropian nga dora e Vuçiqit

Lajme

Jeremiq sërish flet për referendumin: Ta largojmë planin evropian nga dora e Vuçiqit

Më: 21 prill 2023 Në ora: 21:33
Vuk Jeremiq

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq ka përmendur sërish referendumin për refuzimin e planit evropian. 

Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për “ta larguar këtë nga dora e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq”. 

“Referendumi për planin 'francezo-gjerman', i cili përcakton se Serbia pajtohet me pavarësinë e Kosovës, është i vetmi proces zgjedhor në të cilin Vuçiq mund të humbasë sot.” – ka thënë ai derisa ka folur me disa qytetarë që nënshkruan referendumin. 

Jeremiq theksoi se Vuçiq nuk e shpall referendumin, sepse “shpreson se duke e injoruar atë, çështja do të zhduket dhe se nuk do të ketë nevojë të deklarohet për këtë”.

“Çfarë mund të thotë Vuçiq për referendumin? Është e pamundur të shpjegohet pse nuk duhet lejuar populli të thotë fjalën e tij për një çështje kaq të rëndësishme. Asnjë njeri nuk ka të drejtë të veprojë i vetëm dhe të vendosë për çështjen e Kosovës, madje as Vuçiqi.” – tha ai.

Jeremiq ka folur edhe për zgjedhjet në veri të Kosovës, duke thënë se “Serbët atje kanë mbetur në mëshirën e autoriteteve të Prishtinës...”. 

“Historia e Asociacionit duhej të kishte përfunduar 10 vjet më parë, kur Vuçiq i shpërndau institucionet e shtetit serb në Kosovë sipas marrëveshjeve të Brukselit dhe mori premtimin se komuniteti do të formohej, por kjo nuk ndodhi as pas 10 viteve të plota.” – u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat