Hakeri i maskuar i Anonymous Albania tregon si u sulmua faqja e Aleksandar Vuçiqit

Lajme

Hakeri i maskuar i Anonymous Albania tregon si u sulmua faqja e Aleksandar Vuçiqit

Më: 9 maj 2023 Në ora: 07:09
Aleksander Vuçiq

Një prej hakerëve të grupit Anonymous Albania, është paraqitur i maskuar për të folur rreth aktivitetit të grupit. Ai ka treguar se si ishte sulmuar edhe faqja zyrtare e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Hakeri ka thënë se sulmi ndaj faqes së Vuçiq kishte ndodhur rreth 5 ose 6 muaj më parë, në shenjë ndaj barrikadave dhe strukturave kriminale që ishin vendosur në veri.

“Sulmi ndaj faqes së Vuçiq ka ndodhur para 5 6 muajve. Është organizuar edhe nga hakerët botërorë. Kam pasur kontakte me ta. Arsyeja ka qenë që barrikadat në veri të tërhiqen dhe të largohen kriminelët nga pjesa veriore e Kosovës. Kjo ishte arsyeja”, ka thënë ai në “Majtas Jo Djathtas”.

Po ashtu, ai ka thënë se ishte sulmuar edhe faqja e Ushtrisë së Serbisë. Sipas tij, faqet serbe, janë mbajtur rreth një javë nën sulme.

“Kemi sulmu edhe uebfaqe e Ushtrisë së Serbisë, i kemi tregu Serbisë që ne jemi shumë të fuqishë. I kemi mbajtë të hakuara një javë”, ka deklaruar ai.

Anëtari i grupit Anonymous Albania ka thënë se është sulmuar edhe faqja e Kryeminsitrisë së Kosovës si shenjë proteste ndaj përdhunimit të një 11-vjeçareje.

“Para disa muajve e kemi sulmu Kryeministrinë e Kosovës. Arsyeja ka qenë përdhunimi i një 11-vjeçarjeje. Po ashtu, e kemi sulmuar edhe Kuvendin dhe Prokurorinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Hakeri i maskuar ka treguar edhe për fillet e para të grupit. Ka thënë se ka hakerë nga Kosova e Shqipëria, por më shumë nga Koosva.

“Anonymous Albania, u themelu nga disa djem të Shqipërisë dhe Kosova në vitin 2013. Kyçja ime ka ndodhur në vitin 2015-16. Jemi grup i madh, kemi qenë deri në 80 veta”, ka deklaruar ai.

Ai ka shprehur bindjen e tij që nuk do të kapen kurrë nga autoritetet ligjvënëse.

“Ata nuk munden me ra në gjurmët tona. Kurrë s’kanë me mujtë”, ka vazhduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat