Lajmërohet edhe Bërnabiq: Situata në Kosovë s’ka qenë kurrë më e vështirë

Lajme

Lajmërohet edhe Bërnabiq: Situata në Kosovë s’ka qenë kurrë më e vështirë

Më: 29 maj 2023 Në ora: 13:04
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se “situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë”, transmetojnë mediat serbe.

Bërnabiq ka pretenduar se “ishte i vonshëm reagimi i KFOR-it, detyra e të cilit është mbrojtja e interesave dhe paqes së popullit të Kosovës”, e jo, siç tha ajo, “mbrojtja e uzurpatorëve”.

“Paqja është gjëja më e rëndësishme që kemi, duke ruajtur paqen ruajmë mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, ka pretenduar Bërnabiq.

Ajo ka shtuar se “situata në Kosovë po monitorohet orë pas ore dhe se publiku do të informohet për veprimet e radhës të Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat