Pensionohet sekretari i kuvendit, Ismet Krasniqi

Lajme

Pensionohet sekretari i kuvendit, Ismet Krasniqi

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 13:26
Ismet Krasniqi

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi të hënën është pensionuar. Në paraqitjen e tij para medieve, ai pati fjalë të mëdha për gazetarët. 

Ai falënderoi të gjithë pa përjashtim për bashkëpunimin dhe tha se është munduar që t’i këshillojë të gjithë ata që kanë kërkuar ndihmë.

Edhe pse tha se ka pasur stres gjatë punës, u shpreh se me bashkëpunim e të gjithëve ja kanë dal.

“Me gjithë respektin dhe mirënjohjen e pafund për bashkëpunimin që kemi pasur për prezantimin e drejtë të punës që kemi bërë. Bashkëpunimi me ju ka qenë një kënaqësi të madhe”.

“Jam falënderues ndaj të gjithëve, për mua ka qenë nder, ka pasur edhe stres. Për juve medie faleminderit për punën tuaj të drejtë, pa asnjë lëshim e reagim që ka dëmtuar punën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat