“E kemi pasur një përplasje me Albinin” / Shqiprim Arifi tregon pse s’i ka punët mirë me Kurtin

Lajme

“E kemi pasur një përplasje me Albinin” / Shqiprim Arifi tregon pse s’i ka punët mirë me Kurtin

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 21:22
Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi, kryetari i Komunës së Preshevës, ka folur për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Arifi ka thënë se “Kurti ka shkaktuar përçarje në spektrin politike të Preshevës duke mbajtur anë”.

Ai ka thnëë se Kurti nuk ka qenë kundër tij, por fillimisht ishte pro dikujt, duke iu referuar Shaip Kamberit e më pas Ardita Sinanit.

“Ne në Prishtinë nuk e kemi askë që na faktorizon. Aktualisht e kemi një kryeministri lëre që nuk po avokon në favor të Luginës së Preshevës, por edhe po e përçan spektrin politik të Luginës së Preshevës”, ka thënë Arifi në Pressing.

“Kryeministria ka mbajtur anë në Luginën e Preshevës. Ka qenë pro dikujt fillimisht. Që për herë të parë ka ndodhur në Luginën e Preshevës”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Arifi ka thënë se me Kurtin ka dallime konceptuale për çështjen e reciprocitetit mes shqiptarëve të Luginës dhe serbëve të Kosovës.

“Ne kemi pasur edhe një thymje konceptuale. Për mua është e rëndësishme me vendosë minimum reciprocitetin mes Luginës dhe serbëve të Kosovës”, ka thënë Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat