“Kosova dhe skena globale...”, temë diskutimi të shtunën në Selanik

Lajme

“Kosova dhe skena globale...”, temë diskutimi të shtunën në Selanik

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Më 15 korrik mbahet tryeza me temën "Kosova dhe skena globale: Narrativat mediatike dhe perceptimi i marrëdhënieve ndërkombëtare" e cila zhvillohet gjatë Akademisë Verore Ndërkombëtare të Medias në Selanik të Greqisë.

AVNMS konsiderohet se është një ngjarje madhore që organizohet nga Shkolla e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv të Universitetit Aristotele të Selanikut (UAS), së bashku me partnerë të tjerë si, Deutsche Ëelle Akademie, Universiteti Tempulli, Universiteti i Zagrebit, Universiteti Xi'an Jiaotong-Liverpool, Universiteti i Novi-Sad, Universiteti i Mariborit, Universiteti Hallym, Universiteti Kombëtar dhe Universiteti Kapodistrian i Athinës.

Gjatë tryezës së rrumbullakët do të diskutohet për pozicionin gjeopolitik të Kosovës dhe portretizimin e saj në media, duke shqyrtuar se si narrativat mediatike e formësojnë perceptimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Diskutimi do ketë për qëllim eksplorimin e dimensioneve të shumëanshme të përfaqësimit global të Kosovës dhe ndikimin e saj në skenën më të gjerë ndërkombëtare.

Në këtë diskutim do të flasin Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Nikos S Panagiotou, profesor i Asociuar në Shkollën e Gazetarisë dhe Komunikimit në Media, Universiteti Aristotel i Selanikut dhe Ioannis Armakolas, profesor në Universitetin e Maqedonisë

Audienca ndërkombëtare ku bëjnë pjesë ekspertë nga disiplina të ndryshme, duke përfshirë gazetarë, analistë politikë dhe studiues të komunikimit.

“Gjatë tryezës së rrumbullakët, pjesëmarrësit do analizojnë në mënyrë kritike rolin e mediave në ndërtimin e narrativave që përfshijnë çështjet politike, sociale dhe ekonomike të Kosovës. Ata do eksplorojnë ndikimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare në formësimin e opinionit publik, vendimeve të politikave dhe marrëdhënieve diplomatike në lidhje me Kosovën. Duke shqyrtuar narrativat e përhapura nga palë të ndryshme të interesit, tryeza e rrumbullakët synon të zbulojë paragjykimet, stereotipet dhe dinamikat e pushtetit të mundshëm që mund të ndikojnë në perceptimet globale për Kosovën”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat