Promovohet libri i tretë i monografisë "Kronikë nëpër stuhi" i Sabahajdin Cenës

Lajme

Promovohet libri i tretë i monografisë "Kronikë nëpër stuhi" i Sabahajdin Cenës

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 18:06
Promovohet libri

Në prani të familjarëve, strukturave të pushtetit lokal, ish-ushtarëve të UÇK-së dhe dashamirësve të librit, në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, është promovuar monografia “Kronikë nëpër stuhi”, i autorit Dr. Sabahajdin Cena.

Për vlerat e librit folën Erseka Cana, Besim Muhadri, si dhe redaktori i librit Qemajl Krasniqi. Në emër të familjes Cena të pranishmit i përshëndeti i biri i profesorit, Samedin Cena.

Sipas një njoftimi të Komunës së Rahovecit, folësit ndër të tjera potencuan faktin se libri i tretë i serisë monografike “Kronikë nëpër stuhi”, që botohet pas vdekjes së autorit, përfshin dëshmorët e UÇK-së të rënë në periudhën korrik – gusht – shtator.

“Po ashtu, në këtë libër janë përshkruar edhe datëlindjet dhe dita e përjetësimit të shumë dëshmorëve anekënd Kosovës, të cilët kanë rënë në këtë periudhë kohore. Për botimin e librit u përkujdes Komuna e Rahovecit dhe OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, si dhe bashkëluftëtarët e profesorit të ndjerë Sabahajdin Cena. Pritet që deri në fund të këtij viti të përmbyllet botimi i katërt i kësaj monografie”, thuhet në njofitm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat