Bie numri i ndërmarrjeve të regjistruara, mbyllen afër 400

Lajme

Bie numri i ndërmarrjeve të regjistruara, mbyllen afër 400

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikon të dhënat mbi ndërmarrjet e reja dhe të mbyllura për tremujorin e dytë të këtij, ku vërehet se ka një rënie të numrit të ndërmarrjeve të regjistruara në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas ASK-së, në tremujorin e dytë 2023, gjithsej janë regjistruar 2 663 ndërmarrje dhe janë mbyllur 398 të tjera.

“Krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2023) ka një rënie prej (-13,7%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërkaq, krahasuar TM2 2023 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2022) ka rënie të ndërmarrjeve të regjistruara për (-6,1%). Në TM2 2023, gjithsej janë shuar 398 ndërmarrje, ose rënie prej (-10,76%) krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2023). Ndërsa, krahasuar TM2 2023 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2022) ka rënie të ndërmarrjeve të shuara për (-13,5%). Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave me 668 ndërmarrje të regjistruara (25,1%); Prodhimi me 285 ndërmarrje të regjistruara (10,7%); Ndërtimtaria me 285 ndërmarrje të regjistruara (10,7%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 262 ndërmarrje të regjistruara (9,8%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 258 ndërmarrje të regjistruara (9,7%) etj. Në TM2 2023, në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar ishin gjithsej 2 556 ndërmarrje të regjistruara (96%); me 5 deri 9 të punësuar ishin 68 sosh (2,6%); me 10 deri në 19 të punësuar ishin 24 ndërmarrje të regjistruara (0,9%); dhe me 20 deri 249 të punësuar ishin 15 ndërmarrje të regjistruara (0,6%).

Ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka pati asnjë ndërmarrje të re në këtë tremujor. Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 785 ndërmarrje të regjistruara (27,5%); Ferizaj me 251 ndërmarrje të regjistruara (9,4%); Prizreni me 193 ndërmarrje të regjistruara (7,2%); Gjilani me 155 ndërmarrje të regjistruara (5,8%); Fushë Kosova me 126 ndërmarrje të regjistruara (4,7 %); dhe Mitrovica me 118 ndërmarrje të regjistruara (4,4%). Komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat