Dejona Mihali pas konferencës së LDK-së: Kaq ka mundur të thotë edhe Bekë Berisha

Lajme

Dejona Mihali pas konferencës së LDK-së: Kaq ka mundur të thotë edhe Bekë Berisha

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:40
Dejona Milahi

Pasi ministria e Arsimit nuk ka arritur t’i sigurojë librat për nxënësit e fillores, për herë të parë pas disa viteve, LDK-ja ka kërkuar dorëheqjen e ministres Arbërie Nagavci. Për këtë kërkesë, ka shkruar sot zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Mihali ka ironizuar me çështjen e librave dhe me kërkesën e LDK-së. Partinë opozitare e ka quajtur “LDK e 1001 akademikëve”, ndërsa çështjen e mosfurnimizimit më libra shkollor, si “temë e madhe dhe jetike”.

“LDK e 1001 akademikëve", 30 e kusur vjet parti, del në konferencë për media me 22 gusht dhe gjithë çfarë propozon për temën e madhe, jetike, të teksteve shkollore për arsimin parauniversitar është: të dorëhiqet Ministrja.

OK! Tjetër? Se kaq kishte mundur me e thënë dhe për shembull z. Bekë Berisha i "Komisionit për Siguri”, ka shkruar Mihali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat