Demantohet pretendimi i mediave serbe: Asnjë foshnjë nuk ka vdekur në Kosovë

Lajme

Demantohet pretendimi i mediave serbe: Asnjë foshnjë nuk ka vdekur në Kosovë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Mediat serbe kanë publikuar lajme të rreme se gjoja “12 foshnje kanë vdekur në Kosovë! Nuk ka Oksigjen, Katastrofe humanitare në punë”, për çka ka reaguar Ministria e Shëndetësisë së Kosovë (MSh).

MSh ka demantuar këtë lajm të rremë, i cili së pari është publikuar në artikullin e gazetës online “Banjaluka24.com”, e më pas është shpërndarë edhe nga media të tjera serbe.

“Njoftojmë opinionin publik se këto pretendime janë të pa qëndrueshme dhe pa bazë, sepse çdo kërkesë për donacione për Institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe trajtohet nga Komisioni i Donacioneve dhe në asnjë rast nuk ka pasur vonesë të asnjë forme. Deri më tani asnjë kërkesë e tillë nuk është refuzuar. Edhe përkundër mbylljes së përkohshme të pikave kufitare edhe më herët dhe tani, të gjitha produktet që importohen nga Serbia në përputhje me Ligjin për Pajisje dhe Produkte Medicinale, kanë bërë përjashtim. Ministria e Shëndetësisë ka qenë dhe vijon të jetë e gatshme në çdo kohë për furnizim dhe çfarëdo mbështetje tjetër që mund të kërkohet nga Institucionet shëndetësore të shtrira në të gjithë vendin pa përjashtim”, thuhet në reagimin e MSh-së.

Image
Lajmi i mdieve serbe

Përball një propagande të tillë nxitëse nga mediumet serbe ka reaguar edhe profesori universitar, Dren Gërguri.

“Dezinformata vjen nga mediat serbe, ekspozita nr. ∞ Është ngritur një tjetër çështje false, këtë herë një media serbe në Banja Luka, lidhur me Kosovën. Ministria e Shëndetësisë e ka demantuar këtë propagandë pasi asnjë foshnjë nuk ka vdekur. #dezinformata rajonale”, ka shkruar ai në “X”.

Ndërkaq, MSh ka thënë se deri më tani, nuk kanë pranuar ndonjë ankesë qoftë në formë fizike apo atë elektronike nga asnjë institucion shëndetësor, siç pretendohet në artikullin e gazetës online Banjaluka24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat