Të mërkurën në Prishtinë promovohen dy libra të Prof. Dr. Shaban Muratit

Lajme

Të mërkurën në Prishtinë promovohen dy libra të Prof. Dr. Shaban Muratit

Nga: M.L. Më: 30 tetor 2023 Në ora: 09:33
Prof. Dr. Shaban Murati

Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, diplomati i shquar shqiptar, Prof. Dr. Shaban Murati, të mërkurën më 1 nëntor promovon dy librat e tij të rinj, "Antitabu për filozofinë filotabu shqiptare" dhe "Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci".

Ngjarja do të zhvillohet në Bibiliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani" duke filluar nga ora 11.00.

Në një postim në Facebook, Prof. Dr. Shaban Murati, ka njoftuar lidhur me ngjarjen, ndërsa u ka bërë thirrje lexuesve të tij për pjesëmarrje.

Njoftimi i plotë:

Ftesë për promovimin e librave të mi në Prishtinë

Ministria e Jashtëme e Kosovës organizon në Prishtinë në datën 1 nëntor 2023, ditën e mërkurë, promovimin e dy librave të mi të rij të vitit 2023 "Antitabu për filozofinë filotabu shqiptare" dhe "Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci", në Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani" të Kosovës, ora 11.00.

Miq dhe lexues nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, dhe viseve të tjera shqiptare, që ndodhen në Prishtinë atë dite, jeni të ftuar të merrni pjesë dhe ta ndajmë së bashku këtë ngjarje të gëzuar për mua!

Faleminderit Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat