Zyrtarin komunal në Kaçanik e zë sherri me qytetarin që e kërkoi asfaltin deri te dera e shtëpisë

Lajme

Zyrtarin komunal në Kaçanik e zë sherri me qytetarin që e kërkoi asfaltin deri te dera e shtëpisë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët komunalë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Me një situatë të tillë është ballafaquar një zyrtar komunal në Kaçanik, pasi një qytetar dyshohet se e kërcënoi.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se zyrtari ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se mollë sherri është bërë një vendim i Kuvendit Komunal për asfaltimin e një rruge në fshatin Kaçanik i Vjetër.

Bazuar në dëshminë e viktimës, në shenjë revolte për mosasfaltimin deri te shtëpia e të dyshuarit, ky i fundit e ka kërcënuar.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, 53-vjeçari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat