Esati i Zhutave me një rrëfim rrënqethës, ishte i plagosur në luftë si ushtar i UÇK-së, sot u këndon dëshmorëve

Lajme

Esati i Zhutave me një rrëfim rrënqethës, ishte i plagosur në luftë si ushtar i UÇK-së, sot u këndon dëshmorëve

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 23:47
Esat Agaj

Vëllezërit Agaj të njohur si zhutat janë të ftuarit në emisionin “Gallatë”.

Ata përmes këngës kanë ndezur atmosferën në këtë emision duke iu kënduar luftëtarëve të lirisë dhe dëshmorëve.

Esati nga ky grup ka rrëfyer emocionet e tij kur këndonë për dëshmorët, pasi që edhe vetë ishte pjesë e luftës së fundit, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku edhe ishte plagosur.

“Jam gjenerata më me fat në botën e shqiptarëve dhe që e kam pas fatin të luftoi edhe ta përjetoi pavarëisnë edhe shtetin e Kosovës. Jam njeri më me fat që i shkojë çdo dëshmori te varret dhe i përkulëm”, ka rrëfyer ai.

Esati ka thënë se është me fat që sot e ka mundësinë t’iu këndojë luftëtarëve të lrisë.

“Unë mundem me këndu për çdo dëshmorë sot të rrafshit të Dukagjinit që kam pas rastin t’i takoi në katër sy dhe e di si janë vrarë ata krejt. Lufta e fundit është lufta më e shënjtë e këtij kombi”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat