Kaos në rrugët e kryeqytetit, vetura rrëshqet nëpër borë dhe godet një tjetër

Lajme

Kaos në rrugët e kryeqytetit, vetura rrëshqet nëpër borë dhe godet një tjetër

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 21:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Si pasojë e reshjeve të borës është vështirësuar tej mase qarkullimi nëpër rrugët e kryeqytetit, duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit në komunikacion.

Faqja “Prishtina” në Facebook ka publikuar një video nga një rrugë e lagjes Mati1 në kryeqytet ku shihet një veturë teksa rrëshqet në rrugën e mbuluar me borë.

Vetura përplaset me një tjetër dhe rrezikon këmbësorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë apel qytetarëve për kujdes në trafik, pas të reshurave të dendura të borës.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se po punohet pa ndërprerë për të pastruar rrugët.

“Të dashur qytetarë. Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht”.

“Edhe pse Kryeqyteti po punon pa ndërprerë për të pastruar rrugët është e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të tjerëve. Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë”, ka shkruar Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat