Durmishi: Nuk jam pasionant i veshjeve të shtrenjta, xhaketën e kam blerë 100 euro

Lajme

Durmishi: Nuk jam pasionant i veshjeve të shtrenjta, xhaketën e kam blerë 100 euro

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 07:35
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka folur sërish për raportimet se ka blerë një xhaketë me çmim 1300 euro. 

Ai tha se nuk është i pasionuar pas veshjeve firmato dhe se e ka blerë 100 euro.

Durmishi u ankua se po merren me familjen e tij. Ai tha se kushdo që merret me të është e lejueshme, sepse është njeri publik, por jo me fëmijët e tij.

“Vishem aty  ku gjej me veshë që më përshtatet për trupi. Nuk jam ndonjë pasionant i veshjeve. Kur është koha e dimrit mjundohem të marrë diçka që më mban nxehtë për shkak se unë jam njeri i terrenit- Mirëpo asnjëherë nuk  blej gjëra të shtrenjta. Nuk kam munësi t’i blej por edhe nëse do të kisha mundësi financiare, asnjëherë nuk do të blija me ato çmime marramendëse qysh i kanë raportuar gjatë ketyre ditëve.  E çuditshme me çka po merren, po merren me xhaketën time.

Për që merren me mua nuk e kam fare problem, sepse unë e mbaj një  post publik dhe njerëzit mund të lërkojnë llogari për gjithka, mirëpo pak është nivel i ulët që disa gazetarë që janë çdo ditë nëpër studio televizive, mandej degradojnë dhe merrem me fmailjen time, fëmijët e mi.  Duhet të kenë një nivel të etikës në këto raste. Le të merren me mua pa asnjë problem. Ata që më njohin e dinë çfarë jete bëjë unë, çka veshi, mirëpo kur e merr kaq holl, kur flitet aq shumë, te disa njerëz që nuk më njohin mjund të mendojnë se e blejë një xhaketë të till. Nuk jam pasionant i frimave.”, tha ai.

Durmishi tha se ai po sulmohet për shkak të punës së tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat