Avokati serb: Opozita e dobët përballë Vuçiç, ja pse pranoi zgjedhjet e parakohshme

Lajme

Avokati serb: Opozita e dobët përballë Vuçiç, ja pse pranoi zgjedhjet e parakohshme

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 13:07
Aleksandar Vuçiq

Serbia mban sot zgjedhjet përgjithshme, të pestat në një dekadë, me opozitën që po sfidon dominimin e presidentit populist Aleksandar Vuçiç dhe partinë e tij, në një kohë tensionesh politike e sociale të lidhura me drejtimin e vendit.

Cedomir Stojkoviç, avokat dhe aktivist në Serbi tha në një intervistë për Euronews Albania se këto zgjedhje nuk pritet të sjellin asgjë në Serbi ku qeveria dhe presidenti Vuçiç kontrollojnë gjithçka.

“Mendoni se do ketë ndryshim në zgjedhje në Korenë e Veriut? Absolutisht jo, se qeveria kontrollon gjithçka, edhe mendimet e popullatës, njerëzit në Serbi nuk kanë demokraci dhe një mënyrë për t’u informuar pasi çdo mediat është nën kontrollin e Vuçiç dhe partitë opozitare janë tërësisht të pafuqishme për të arritur ndryshimin. Ka një revoltë të qytetarëve ndaj kësaj qeverie, po Vuçiç përmes propagandës mban mendësinë  e serbëve.

Këto zgjedhje erdhën se Vuçiç i thirri, kështu që nuk mund të luash një ndeshje futbolli ku e di që do humbësh, e organizon në rregullat  e tua kur e di që do e fitosh. Këto zgjedhje erdhën se Vuçiç pati një presion të jashtëzakoshëm nga perëndimi për shkak të sulmit në Banjskë dhe moszbatimit të marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat