Ambasadori rus: Perëndimi dëshiron që Serbia fillimisht ta njohë “de fakto” Kosovën dhe më pas “de jure”

Lajme

Ambasadori rus: Perëndimi dëshiron që Serbia fillimisht ta njohë “de fakto” Kosovën dhe më pas “de jure”

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:01
Alexander Botsan Harchenko

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan Harchenko ka thënë se çështja e Kosovës mund dhe duhet të zgjidhet para së gjithash në interes të Serbisë, megjithatë ka thënë se Perëndimi dëshiron që Serbia ta njohë si “de fakto”, ashtu edhe “de jure” Kosovën.

Duke folur për situatën në Serbi, protestat dhe zgjedhjet e fundit, ambasadori theksoi rëndësinë e çështjes së Kosovës, e cila, siç vlerëson ai, është një nga arsyet kryesore pse Perëndimi i mbështet protestat e sotme në Beograd.

“Qëllimi i këtyre protestave është ndër të tjera që të ndryshojë politikën e lidershipit serb për çështjen e Kosovës. Perëndimi dëshiron që Serbia fillimisht de fakto dhe më pas de jure ta njohë Kosovën”, shpjegon ai.

I pyetur për të komentuar nëse situata në Kosovë do të fillonte të zhvillohet në drejtimin e duhur nëse do të negociohej në kuadër të Kombeve të Bashkuara, ambasadori thotë se “me shumë gjasa do të çonte në ndryshime dhe përparim, edhe pse jo të shpejtë. “

“Tema e Kosovës mbetet në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sigurisht që për Kosovën ka kontakte dhe diskutime dhe takime tematike bëhen periodikisht. Nëse duam negociata efektive dhe zgjidhje të qëndrueshme, duhet t’u kthehemi fjalëve të Rezolutës 1244 dhe të negociojë brenda kornizës së saj. Natyrisht, meqenëse është një rezolutë e Këshillit të Sigurimit, negociatat e tilla duhet të zhvillohen nën kujdesin ose në kuadër të Kombeve të Bashkuara, me pjesëmarrjen e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ky është një format natyror”, shpjegon Bocan-Kharchenko.

Por, thekson ai, “për momentin kjo nuk po diskutohet, sepse perëndimorët e kanë kapur formatin e dialogut në linjën Beograd-Prishtinë, nën kujdesin e Bashkimit Evropian”.

“Përkundër gjendjes së një krize të përhershme, çështja e Kosovës nuk është zhdukur nga agjenda “kryesisht falë diplomacisë ruse”, thekson ambasadori rus.

Bocan-Harchenko vlerëson gjithashtu se Serbia sot e kupton se, për shkak të rrethanave aktuale në botë, zgjidhja e situatës në Kosovë nuk është çështje prioritare e bashkësisë ndërkombëtare, pavarësisht se është një çështje e flaktë dhe një situatë që ka potencialin të “shpërthejë”.

“Serbia vazhdon të flasë për përkushtimin e saj ndaj negociatave dhe pjesëmarrjes në to nën kujdesin e Bashkimit Evropian, por, për mendimin tim, pa llogaritur ndonjë përparim, pasi marrëveshjet kryesore që janë me rëndësi jetike për serbët u arritën 10 vjet më parë. Marrëveshjet e Brukselit), por ato nuk zbatohen”, shton ai.

Bocan-Harchenko thekson se në ndërkohë “Prishtina, falë koncesioneve të Bashkimit Evropian dhe Perëndimit në tërësi, vazhdon të bëjë gjithçka për të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, i cili është i banuar me serb”.

Ambasadori rus thotë gjithashtu se nuk përjashtohet që ndonjëherë në të ardhmen “të ketë gjakderdhje”, “rëndim” të situatës dhe “shpërthim konflikti” për shkak të Kosovës.

Megjithatë, ai thekson se Perëndimi “nuk do të lejojë të shpërthejë një luftë në shkallë të gjerë, sepse do të ishte kundërproduktive për Bashkimin Evropian”.

“Për Perëndimin, pavarësisht nëse është Bashkimi Evropian, Uashingtoni apo NATO, gjëja më e rëndësishme është ruajtja e një gjendje krize të përhershme, e cila i lejon ata të bëjnë presion vazhdimisht mbi Beogradin”, përfundon Bocan-Hrchenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat