“Dodik dërgoi 40 mijë veta të votonin në Beograd”, eksperti shqiptar: Vuçiç rrezikonte të humbte

Lajme

“Dodik dërgoi 40 mijë veta të votonin në Beograd”, eksperti shqiptar: Vuçiç rrezikonte të humbte

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 13:59
Millorad Dodik dhe Aleksandër Vuçiç

Analisti dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Kulla, u shpreh se lideri i serbëve të Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka dërguar 40 mijë njerëz që të votonin në Beograd, në mënyrë që presidenti Aleksandër Vuçiç të mos e humbte Bashkinë e Beogradit.

Komentet Kulla i bëri në Euronews Albania, ku tha se Vuçiç përmes “botës serbe” në vende të ndryshme të Ballkanit, po kërkon ti japë mesazhin Perëndimit se pa të nuk ka zgjidhje.

Pra sipas Kullës, Vuçiç po kërcënon me destabilizim pasi nuk i ecën skemat e mëparshme.

“Është Bosnja, jo vetëm gjysma e territorit, por edhe gjysma e popullsisë i përket kombësisë serbe. Dodikut nuk i intereson aspak që është në listën e zezë të SHBA. Jo rastësisht në zgjedhje Dodik qendronte kran presidentit serb.

Dodik dërgoi gati 40 mijë vota në Serbi me makina e me autobuza që të votojnë e që të fitojnë Bashkinë e Beogradit, që të mos kishin asnjë dyshim që humbet kjo.

Do të shikoni zgjimin e serbëve në të ardhmen në Maqedoninë e Veriut. Ata do të mbështesin një lëvizje majtiste pro-ruse. Pra Vuçiç duke qenë se i dështuan 2 skema, tani do luaj të tretën. Pra do të thotë se nuk ka destabilitet pa mua në Ballkan”, tha Kulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat