Gjuriq: Vetëm një reagim serioz i bashkësisë ndërkombëtare mund ta ndalë agjendën e Kurtit

Lajme

Gjuriq: Vetëm një reagim serioz i bashkësisë ndërkombëtare mund ta ndalë agjendën e Kurtit

Më: 5 janar 2024 Në ora: 09:47
Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, ka shprehur frikën se lëvizjet e njëanshme të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ndaj serbëve në Kosovë do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

Ai tha se kjo do të ndodhë nëse siç tha ai, nuk ka një reagim të bashkuar dhe serioz. të bashkësisë ndërkombëtare.

Në një intervistë për Politiko, Gjuriq ka theksuar se qëndrimet e Serbisë dhe SHBA-së për çështjen e Kosovës janë të ndryshme, por se në dhjetë vitet e fundit është bërë përparim i dukshëm.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për mbijetesën e popullit tonë në Kosovë që si SHBA ashtu edhe qendrat evropiane të vazhdojnë dhe të intensifikojnë presionin ndaj qeverisë në Prishtinë që të ndalojë rrezikimin e jetës serbe dhe më në fund të fillojë të respektojë dhe zbatojë marrëveshjet e arritura”, tha Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat