Serbëve nuk u pëlqen fjala masakër

Lajme

Serbëve nuk u pëlqen fjala masakër

Më: 26 shkurt 2013 Në ora: 17:03

Fjala masakër i duket si e vrazhdë ani pse këtë e kanë bërë serbët, populli nga i cili vjen vet ai. Goran Marinkoviq, kryetar i Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, përveç që ju dukë e vrazhdë si fjalë e propozoi si rekomandim, që projektligji për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, ti kthehej grupit punues bashkë me këtë rekomandim për heqjen e fjalës masakër. Por propozimi i tij nuk mori pëlqim e komisionit. Madje as që lejuan të hidhej në votim një gjë e tillë.

Për Komisionin me këto shprehje nuk ofendohet as nuk etiketohet asnjë popull, dhe se ato janë një e vërtetë e pamohueshme.

Megjithatë, sot në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, u kthyen disa amendamente të tjera, si heqja e fjalës kriminel kur është folur për gjeneralin serb Jankoviqin, pastaj që të plotësohen lista e komplekseve memoriale dhe ato ti dërgohen me kohë agjencisë përkatëse.

Goran Marinković vazhdimisht ishte këmbëngulës që fjala masakër të largohet nga komplekset memoriale, një nga to që është edhe ajo e Reqakut.

“Lista e komplekseve memoriale ku flitet për disa shprehje ku më duken pak si më të forta, sepse në disa qaste komunitetet e caktuara e konsiderojnë si të panevojshme si, p.sh. masakra memoriale, pastaj shprehja krimineli Jankoviq. Ne nuk kemi probleme me listën por do ta kishim plotësuar sepse ekzistojnë memorialet edhe të komuniteteve tjera, siç janë të serbëve ngase këto janë marrë nga lista e ‘99”, ka thënë ai.

Përveç kësaj, ai kërkoi që neni 12 ti shtohet edhe fjala Kosovë kur përmenden institucionet e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat