Krasniqi: Bajrami shërben gjithmonë si një fanar shprese, uniteti dhe solidariteti

Lajme

Krasniqi: Bajrami shërben gjithmonë si një fanar shprese, uniteti dhe solidariteti

Më: 10 prill 2024 Në ora: 09:14
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kososvës, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Krasniqi ka thënë se kjo ditë feste rikujton rëndësinë e bujarisë, dhembshurisë dhe përkujdesjes ndaj atyre me më pak fat.

Të gjithë bashkëqytetarëve të besimit islam, me fat Bajrami i Fitrit – kjo festë e forcës së besimit, qëndrueshmërisë dhe sakrificës. Si gjithherë, kjo ditë na e rikujton rëndësinë e bujarisë, dhembshurisë dhe përkujdesjes ndaj atyre me më pak fat”, ka shkruar Krasniqi.

Në një botë që përballet me sfida dhe pasiguri, Bajrami shërben gjithmonë si një fanar shprese, uniteti dhe solidariteti. Andaj, këtë ditë, le të përqafojmë frymën e faljes, pajtimit dhe tolerancës. Juve dhe të dashurve tuaj – ky Bajram ju sjelltë paqe, lumturi dhe shumë bekime. Shpërndani dashuri e mirësi kudo që shkoni!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat