Vdes babai i gazetarit të vrarë të gazetës “Bota sot” / Rudi: Baca Hajriz vdiq ende pa u vendosur drejtësia për Bekimin

Lajme

Vdes babai i gazetarit të vrarë të gazetës “Bota sot” / Rudi: Baca Hajriz vdiq ende pa u vendosur drejtësia për Bekimin

Nga: M.L. Më: 15 maj 2024 Në ora: 11:41
I ndjeri Hajriz Kastrati

Ish-deputeti i LDK-së dhe veprimtari i kësaj partie Fetah Rudi ka njoftuar se ka ndërruar jetë, Hajriz Kastrati, babai i gazetarit të gazetës “Bota sot”, Bekim Kastrati, i vrarë pas luftës në Kosovë.

Rudi nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur keqardhjen e tij për vdekjen e bacës Hajriz, ndërsa ka theksuar se ai vdiq ende pa u vendosur drejtësia për Bekimin.

Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e bacit Hajriz, babait të gazetarit të vrarë pas lufte nga dora kriminale, Bekim Kastrati.

Ndjej dhimbje dhe pikëllim të madh, që baca Hajriz vdiq ende pa u vendosur drejtësia për Bekimin!

Bacen Hajriz do ta kujtojmë çdo here si burrin e urtë të Drenicës!

I shpreh ngushëllime gjithë familjes Kastrati, miqve, dhe gjithë atyre që e njohën bacën Hajriz! Zoti e bekoftë!”, shkruan Rudi në Facebook.

Ndryshe, gazetari Bekim Kastrati së bashku me truprojën e Presidentit Rugova, Besim Dajaku, u vranë në një pritë të organizuar në Skenderaj, më 19 tetor të vitit 2001.

Nnga e njëjta pritë mbeti i plagosur edhe ish deputeti Gani Geci.

Stafi i gazetës “Bota sot” i shpreh ngushëllime familjes Kastrati për vdekjen e bacës Hajriz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat