Urimi special i Prindonit për Presidenten në ditëlindjen e 42-të

Lajme

Urimi special i Prindonit për Presidenten në ditëlindjen e 42-të

Më: 17 maj 2024 Në ora: 10:31
Familja e Vjosa Osmanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen e 42’të. Në këtë ditë të veçantë për të, një urim special ka bërë bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Ai ka thënë se Osmani është shtylla e familjes, derisa ka publikuar një foto ku shihet Osmani me vajzat duke fryrë qirinjtë e tortës së ditëlindjes dhe ky mbrapa tyre.

“Gezuar ditelindjen shtylla jonë e familjes!

Ti që e mbush jetën tonë çdo ditë me gëzim dhe dashuri të pafund. Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë.  

Të duam shumë! ”, ka shkruar Sadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat