Braktiset atdheu, qeveria heshtë!

Lajme

Braktiset atdheu, qeveria heshtë!

Më: 18 qershor 2013 Në ora: 18:20

Më shumë se një milion shqiptarë ishin dëbuar nga trojet shqiptare, që nga Lufta e parë Botërore deri në Luftën e Dytë Botërore, të cilat me marrëveshje ndërkombëtare në Konferencën e Londrës iu dhanë Serbisë dhe Malit të Zi, që më vonë do të krijonin Jugosllavinë. Rreth 300 mijë shqiptarë do të detyroheshin të shpërnguleshin nga regjimi komunist dhe nacionalizmi serb, nga viti 1945 deri më 1965. Numri i viktimave nuk dihet saktë, sikurse as ai i të dëbuarve, por që shkon në rreth 100 mijë veta së paku.
Si pasojë e dhunës së sërishme serbe nga viti 1989 e deri me përfundimin e luftës, numri i të dëbuarve i afrohet rreth një milion veta, natyrisht duke pasur parasysh edhe shtimin e shqiptarëve që kanë pasur në vendet e Evropës perëndimore.
Por, që në të dyja ngjarjet e mëdha tragjike për shqiptarët, jashtë Shqipërisë, rezultuan me përgjysmimin e banorëve shqiptarë, pa numëruar edhe asimilimin e brendshëm, veçmas si del të jenë masovike, konvertimet në boshnjak e turq, si dhe në maqedonas nga shqiptarët ortodoks.
Por, fatkeqësisht as 14 vjet pas luftës, shqiptarët nuk po e shmangin këtë fat tragjik. Shpërnguljet e shqiptarëve, veçmas të rinjve kanë marrë përmasa tragjike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësia e abonimit është në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat