Kryetari i LDK-së Mustafa uroi besimtarët myslimanë me rastin e muajit të Ramazanit

Lajme

Kryetari i LDK-së Mustafa uroi besimtarët myslimanë me rastin e muajit të Ramazanit

Më: 8 korrik 2013 Në ora: 17:22

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u ka dërguar një mesazh urimi të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit me rastin e muajit të Ramazanit.

Në vijim po e japim tekstin e këtij mesazhi:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuar besimtarë,
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe në emrin tim, dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta të gjithë qytetarëve të Kosovës të besimit myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kosova është shembull unik i kulturës fetare, i tolerancës dhe i bashëkjetesës shekullore në mes besime të ndryshme. Jemi të bindur se ky muaj i shenjtë për myslimanët e gjithë botës, do të jetë shtysë për të përçuar mesazhe paqeje dhe dashurie në mes qytetarëve të Kosovës dhe njerëzve vullnetmirë kudo në botë.
LDK-ja do të vazhdojë të kultivojë dhe të promovojë frymën e harmonisë, të paqes dhe të dashurisë në mes të gjithë njerëzve, pa dallim.
Le të jetë ky muaj i shenjtë edhe motiv reflektimi për obligimet dhe përgjegjësitë tona ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj vendit tonë të dashur.
Me fat muaji i Ramazanit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat