Zemaj: Kriminelët po i ndryshojnë dëshmitë, nga premtimet për amnisti

Lajme

Zemaj: Kriminelët po i ndryshojnë dëshmitë, nga premtimet për amnisti

Më: 8 korrik 2013 Në ora: 18:18

Efektet më negative që ka filluar ti jap Projektligji për amnistinë, është ndryshimi i deklaratave të kriminelëve të mbyllur në burgje, të shtyrë nga shpresa dhe me gjasë edhe premtimet për falje të dënimeve. Përgjigjet e këtilla vijnë nga deputeti i LDK-së Armend Zemaj, i cili shpreh edhe shqetësimin personal, por edhe të partisë për rrezikun e faljes së atyre që kryen krime ndaj LDK-së, përkatësisht veprimtarëve të saj, gjatë luftës dhe pas saj, njëri prej të cilëve ishte edhe kolonel Tahir Zemaj, xhaxha i Armendit.
Por, Projektligji nuk do ta kishte pasur këtë përmbajtje sikur të mos ishte produkt edhe i jashtëm, por ta kishte hartuar të Qeveria, i tha gazetës të mërkurën, zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi.
Projektligji për amnistinë, që nuk i mori votat e mjaftueshme të deputetëve në seancën e kaluar, do të mund të riprocedohet të enjten, me ndryshime, në Kuvend. Këtë vendim e mori të hënën Kryesia e Kuvendit. Në mbledhjen e cila filloi një orë me vonesë, duke mos u arsyetuar kjo vonesë, projektligji për amnisti mori votat e mjaftueshme për të kaluar në Kuvend, në seancën e radhës, që do të mbahet të enjten.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësia e abonimit është në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat