Bujanoci nën raketat e NATO-s

Lajme

Bujanoci nën raketat e NATO-s

Më: 13 korrik 2013 Në ora: 07:16

Anëtarët e një delegacion të Departamentit të Shtetit dhe Ushtrisë së SHBA-së, e cila drejtohej nga Michael Smith, nga Iniciativa globale për operacione paqeruajtëse, kanë vizituar sot edhe Bujanocin, ku i ka pritur në takim prefekti i Bujanocit, Nagip Arifi, me të cilin kanë biseduar afro 40 minuta.

Baza Jug e forcave serbe në Cepotin të Bujanocit në të ardhmen do të jetë njëra ndër bazat kryesore në rajon për trajnimin e ushtarëve të vendeve të ballkanike dhe se kjo do të ndodhë në vitin 2015, kurse në vitin 2017 do të jenë ushtritë e NATO-s.
Kështu është njoftuar prefekti Arifi, i cili pas takimit për media, duke sqaruar aktivitet e tyre, ka falënderuar shtetin amerikan për ndihmën e pareshtur që ka dhënë për komunën e Bujanocit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat