Zeka me 25 nëntor në Gjykatë

Lajme

Zeka me 25 nëntor në Gjykatë

Më: 15 nëntor 2013 Në ora: 14:09

Gazetari Milaim Zeka është ftuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, që me datën 25 nëntor të paraqitet në seancë dëgjimore përkitazi me bastisjet që janë zhvilluar dje në pronën e tij dhe vendin e punës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë gazetari, duke thënë se, EULEX e ka ftuar atë në seancë dëgjimore.

“Po me kanë ftuar që unë të paraqitëm në gjykatën në veri të Mitrovicës me datën 25 nëntor, në lidhje me rastin “Grupi i Drenicës”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se, dje prokuroria e EULEX-it i ka konfiskuar shumë materiale, në mesin e tyre edhe telefonin celular, që është shkelje e të drejtave të njeriut.

Zeka është i dyshuar për shkelje të fshehtësisë në procedurë, pengim i tentativës së prokurorit gjatë procedurës penale dhe frikësim gjatë procedurës penale në rastin “Grupi i Drenicës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat