Shpend Ahmeti nuk mund të qeverisë pa aleat!

Lajme

Shpend Ahmeti nuk mund të qeverisë pa aleat!

Më: 3 dhjetor 2013 Në ora: 17:36

Vetëvendosjes i duhen 26 anëtarë nga 51 sa i ka Kuvendi Komunal, për të qeverisur komunën e Prishtinës.

Ndonëse, në zgjedhjet lokale fitoi garën për të udhëhequr me komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta ketë edhe aq të lehtë konsolidimin e qeverisjes së re. Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar numrin e mjaftueshëm të ulëseve në asamblenë komunale të komunës së Prishtinës. Dhjetë asamblistët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë të mjaftueshëm që Shpend Ahmeti të nis me qeverisjes e Prishtinës.
Vetëvendosjes i duhen 26 anëtarë nga 51 sa i ka Kuvendi Komunal, për të qeverisur komunën e Prishtinës.
Por si duket “kryeneçësia”, e Vetëvendosjes do të vazhdoj edhe në qeverisjen e komunës së Prishtinës, pasi kjo tashmë kreu i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka deklaruar se nuk do të lidh koalicion me partitë politike pasi dëshiron që ta zbatoi planin e saj në komunë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat