Siri, vritet shqiptari Bledar Hamza

Lajme

Siri, vritet shqiptari Bledar Hamza

Më: 28 janar 2014 Në ora: 16:45

Një shqiptar është vrarë një ditë më parë në Siri. Bledar Hamza,27 vjeç, është vrarë gjatë luftimeve të djeshme në Siri. Ai ishte me origjinë nga Pogradeci.

Mediat kanë shkuar në fshatin ku ka lindur Bledar Hamza dhe është rritur 27- vjeçari dhe tezja e tij ka treguar se, ai jetonte në Arabi dhe punonte si kamarier. Lipo ka kërkuar që trupi i nipit të sillej sa më shpejt.

Sipas, Zeljana Lipos, nipi i saj Bledari ishte larguar prej Shqipërisë para dy vitesh së bashku me familjen e tij dhe jetonte në Arabi. Shqiptari nga Pogradeci, por me banim në Tiranë, në Siri mbante nofkën Edu Samed.

Zeljana Lipos, tregon se nipi i saj Bledari ishte larguar prej Shqipërisë para dy vitesh së bashku me familjen e tij dhe jetonte në Arabi. Në kontaktet që 27-vjeçari kishte me familjarët e tij pohonte se punonte në një restorant si kuzhinier dhe ecte mirë me punën e tij.

Por nga ana tjetër tezja e tij tregon se nipi nuk iu tregonte asnjëherë vendin ku ai vërtet jetonte dhe kjo u vërtetua pas lajmit që ata mësuan për vdekjen e tij se është vrarë në Siri.
Ka qenë pikërisht bashkëshortja e 27-vjeçarit të vrarë e cila iu ka dhënë lajmin e hidhur familjes së Bledarit duke iu pohuar se ai kishte mbetur i vrarë.
E shqetësuar për humbjen e nipit të saj, Zejlana Lipo kërkon zbardhjen e së vërtetës se si ëshët vrarë në të vërtetë Bledari dhe nga ana tjetër ajo kërkon mbërritjen sa më parë të trupit të tij në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat