Në një komunikatë për medie, Polica e Kosovës ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet lidhur me protestën që pritet të mbahet nesër.
“Si pjesë e planit operativ, janë bërë planifikimet për ri-orientimin e trafikut në rrugë alternative përgjatë kohës sa protestuesit shfrytëzojnë kalimin e tyre në rrugë, ku për këtë Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim dhe apelon tek qytetarët që të shmangin vozitjen gjatë kohës së protestës në akset rrugore ku zhvillohet protesta, si në vijim:
Rruga “Garibaldi”;
Rruga “Gjorgj Bush”;
Rruga “Luan Haradinaj”;
Rruga “Robert Doll”;
Rruga “Kosta Novakoviq”;
Rruga “Bill Klinton”;
Rruga “Eqrem Çabej”;
Rruga “Agim Ramadani”;
Rruga “Xhemajl Prishtina”;
Rruga “Ilaz Agushi”;
Rruga “Ilir Konushevci”.
“Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve.Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi”, thuhet më tej në komunikatë.