Këta janë 8 policët maqedonas të vrarë në Kumanovë

Lajme

Këta janë 8 policët maqedonas të vrarë në Kumanovë

Më: 11 maj 2015 Në ora: 00:19

Autoritetet maqedonase sot pas përfundimit të aksionit dyditor në Kumanovë, ku policia maqedonase u përlesh me një grup të armatosur shqiptar, bënë të ditur edhe bilancin e viktimave.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë tha se në këtë aksion u vranë 8 policë dhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur.
Nëpër llogari të rrjeteve sociale të qytetarëve maqedonas po qarkullon kjo fotografi e përbashkët e 8 policëve të cilët po cilësohen si heronj, transmeton lajmi.net.

Përveç të vrarëve u tha se janë mbi 30 pjesëtarë të policisë të plagosur, të cilët po marrin trajtim nëpër spitalet e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat