Gjermania këshillon shtetasit e saj për Kumanovën

Lajme

Gjermania këshillon shtetasit e saj për Kumanovën

Më: 12 maj 2015 Në ora: 17:57

Ministria e Punëve të Brendshme e Gjeramnisë ka këshilluar qytetarët e saj që të mënjanojnë udhëtimin në Kumanovë, pasi që një eskalim tjetër i situatës mund të jetë i paevitueshëm.
“Situata në Kumanovë edhe pse tash e qetë, nuk përjashton mundësine e tensioneve të reja ndër-etnike. Konsiderojmë që qytetarët që gjenden në regjionet përreth të shmangin udhëtimin në këtë vend”, thotë një komunikatë e kësaj ministrie për media.
Ministria poashtu ka këshilluar qytetarët gjermanë që jetojnë në regjionet rreth Maqedonisë, që në vend se të kalojnë në pikën kufitare në Tabanovc, të kalojnë nëpër pika të tjera kufitare më pak të rrezikshme si pika kufitare përmes Bullgarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat