Disa familje nga Kumanova janë vendosur në Gjilan

Lajme

Disa familje nga Kumanova janë vendosur në Gjilan

Më: 13 maj 2015 Në ora: 08:18

Përleshjet e armatosura në Kumanovë gjatë fundjavës, kanë sjellë në Gjilan disa familje.

Dyert për t’a i kanë hapur banorët vendas. Disa janë kthyer në fillim të javës në Kumanovë, kurse disa ende vazhdojnë të qëndrojnë në Gjilan.

Kryefamiljari, Bajram Demiri thotë se në mengjesin e së shtunës janë zgjuar nga gjuajtjet dhe bombardimet e helikpoterve të policisë së Maqedonisë. Ai tregon se si përmes breshërisë së plumbave ka arritur të largohet nga shtëpia në të cilën ka jetuar 37 vjet. Bajrami thotë se do të kthehet ne shtëpinë e tij në Kumanovë. Nga kjo situatë fëmijet janë traumatizuar dhe kanë frikë të kthehen, shpjegon Bajrami.

Edhe Berat Demiri thotë se kanë lënë çdo gjë prapa në shtëpi dhe se janë nisur për në Kosovë pa ndonjë përgatitje paraprake dhe janë vendosur te familjarët e tij në Gjilan, të cilët edhe për vete nuk i kanë kushtet e mira të jetesës.

Nikoqirët e familjeve nga Kumanova janë të gatshëm që të presin familje të tjera karshi mundësive që kanë. Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu thotë se nga pesë familje të cilat janë vendosur në Gjilan tre nga to janë kthyer në Kumanovë. Sipas tij, edhe dy familje gjenden në fshatin Zhegër.

Kadriu shprehet se Komuna e Gjilanit ka bërë të gjitha përgatitjet për të mirëpritur refugjatët në rast se është e nevojshme. Sipas tij, thashmë janë paraqitur vullnetarë pronarët e 1 mijë objekteve të banimit të cilët gjenden jashtë atdheut.

Tërheqja e forcave policore, nga lagja e “Trimave” në Kumanovë, la pas vehtes shtëpi të shkatërruara dhe të demoluara. Shumë banorë të lagjes janë larguar prej aty gjatë fundjavës, për shkak të përleshjeve të armatosura ndërmjet forcave policore dhe një grupiu të armatosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat