Vajza e të arrestuarit në Kumanovë letër presidentes: Të lutem bëjë diçka, ose largohu

Lajme

Vajza e të arrestuarit në Kumanovë letër presidentes: Të lutem bëjë diçka, ose largohu

Më: 14 maj 2015 Në ora: 20:03

Melisa Zekaj, vajza e Valdet Zekajt, të arrestuar në Kumanovë bashkë me personat tjerë të grupit të armatosur, i ka dërguar letër të hapur presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, për të kërkuar që të ndërhyjë të autoritetet maqedonase në mënyrë që të kuptohet se çfarë ka ndodhur me babain e saj dhe djemtë tjerë të Kosovës.

Lexoni letrën e plotë të Melisa Zekajt:

E nderuara zonja presidente,
Të quaj e nderuar ngase titulli yt ka një peshë të madhe edhe pse veprat e tua nuk shihen askund. Unë jam Melisa Zekaj nga Peja, vajza e të arrestuarit në Kumanovë Valdet Zekajt. Si qytetare e shtetit tonë të mjerë Kosovës desha të ti bëja disa pyetje dhe disa kërkesa për ngjarjet e fundit për të cilat kemi pak informacione dhe ato jo zyrtare.
A e di se një grup trimash gjinden në burgjet e armikut? A e di se disa prej tyre janë edhe të vrarë? Por a e di se ende nuk është identifikuar se kush janë të vrarët? Është përgjegjësi e çdo pushtetari në Kosovë dhe organeve të larta qeverisëse të shtetit të së drejtës të garantojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Gjergj Kastriotat e kohës sonë janë të arrestuar e mbi të gjitha të keqtrajtuar tmerrësisht dhe nuk ka asnjë lloj informacioni sesi procedohet me ta. Ata kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore e sidomos për ushqim.
Qëllimi i këtyre trimave ishte që nga fillimi më se i qartë, ne Duam Shqipërinë Etnike e ti i mbylle sytë sikur kjo të ishte një lojë. Të lutem merr masa sa më shpejt të jetë e mundur ose edhe ti jep dorëheqje së bashku me pushtetarët e tjerë që po veprojnë në të njëjtën mënyrë si ti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat